Penalltia e Milanit (nuk)ekzistoj? (Video)

Milani ka fituar ndeshjen me Udinesen me një penallti tejet të dyshimtë të cilën në gol e shëndrroj Mario Balotelli. Madje kjo penallti u akordua në sekondat e fundit të ndeshjes pas së cilës pati reagime të fuqishme nga banka e Udinezes. Edhe vetë Allegri pas ndeshjes u shpreh se penalltia nuk ka qenë për Milanin. "Ishim me fat në vendimin e gjyqtarit. Gjithmonë jam i sinqert në vlerësime. Mbrojtësi i Udineses së pari largoi topin më pas u rrëzua El Shaarawy. Ndërhyrje të tilla sigurisht nuk mund të jenë penallti dhe na vjen keq pasi Udinese bëri lojë shumë të mirë” deklaroi Allegri. Në videon enë vijim mund të shikoni penalltinë dyshimtë dhe vlerësoni se ka qenë apo jo.