Policia i fut duart ne vendet intime tek nje femer - VIDEO

Dy gra nga Teksasi, SHBA, kanë vendosur të padisin policinë, pasi atyre iu ushtrua kontroll në vrimat intime në mes të rrugës. Policia Kellie Helleson shihet në video duke kontrolluar në mënyrë agresive në pjesët intime Angel Dobbs, 38 vjeç dhe mbesën e saj, Ashley Dobbs, 24 vjeç, përpara makinave që kalojnë. Gratë pretendojnë madje se ndaj tyre është përdorur e njëjta dorezë. Ato u ndaluan pasi policia pa që njëra prej tyre hodhi një bisht cigareje nga dritarja. Policia dyshoi për marihuanë dhe nisi kontrollin ndaj tyre. Pas kontrollit të parë, ato u detyruan të kontrollohen në vrimat intime. Megjithatë policia nuk gjeti asnjë provë. Tani dy femrat thonë se do ngrenë padi, madje Angel thotë se asaj iu irritua një cist anal gjatë kontrollit, duke i shkaktuar shumë dhimbje. Avokati i femrave thotë se incidenti është shokues. Ai deklaroi se ky ishte një sulm seksual në rrugë.